Autoritetet greke kanë arrestuar pasditen e së hënës në pikën kufitare të Kakavijës, shtetasin Leonardo Rustemi nga Berati.
Sipas policisë, emri i Rustemit ishte në listën e personave të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste ISIS.
Raportohet se ai kishte jetuar për disa vjet në Lindjen e Mesme dhe Turqi dhe figuronte në listën e të dyshuarve si anëtar i Shtetit Islamik. Ai po udhëtonte me autobusin e linjës Berat-Athinë dhe kishte destinacion Pireun.
Rustemi u ndalua gjatë kontrollit të dokumenteve në doganën greke të Kakavijës, ndërkohë që kishte kaluar normalisht kontrollin në pikën shqiptare. Ai do të dërgohet në gjykatën e Janinës, e cila do të vendose nëse do të gjykohet në Greqi apo do të ekstradohet për llogari të ndonjë vendi tjetër./a.m.