Një denoncim i fortë është bërë lidhur me abuzimet nga klerikët ortodoksë. Gazetari Alfons Zeneli ka denoncuar një ngjarje mjaft të rëndë në Fier, përmes llogarisë në facebook.
Ai shkruan se një klerik i identifikuar si pedofil është punësuar në kampin e fëmijëve.
Gazetari shkruan se nëna e djalit të abuzuar kishte denoncuar ngjarjen tek kryepeshkopi Anastas Janullatos, por sipas tij ky i fundit jo vetëm që nuk reagoi, por punësoi klerikun.
“Iu bej thirrje ortodoksve shqiptare qe t`i abandonojne kishat e Janullatosit. T`i abandonojne djajte e veshur me veladon. Me mire djepi bosh se shejtani brenda. Vetem keshtu mund te shpetohet nderi i ortodoksise shqiptare e cila eshte avangarde namndritur e atdhedashurise, dijes dhe besimit te vertete ne Zot”, shkruan gazetari.
STATUSI I AFLONS ZENELIT
KLERIK PEDOFIL NË FIER.
Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla (Arjan Pelivan Hyka) ka dorëzuar klerik një ish katekist të shpunësuar dhe të dëbuar nga Kisha për abuzime seksuale në kampin e fëmijëve të KOASh-it, mbas denoncimit që bëri vetë familja e të miturit.
Edhe pse fillimisht katekisti ishte pushuar nga puna, ai po rekrutohej serish. Nëna e viktimës shkoi tek Kryepeshkopi Anastas, dhe i tregoi shenjat e abuzimit seksual në trupin e fëmijës së saj, Fortlumturia e Tij e pa te arsyeshme qe mos t`ia prishte lumturive priftit te vet pervers dhe e dha bekimin që pedofili të hyjë në radhën e klerit të KOASh-it.
Fortlumturia e tij (dhe e atyre), kryepeshkopi i Durresit, Tiranes dhe i gjiiiiitheeeeee Shiperise, hiresia e tij Anastas pasi shperfill, perdhos, fshi nga mendja e besimtareve shqiptare At Nolin, At Visarion Xhuvanin, At Stath Melanin dhe Papa Kristo Negovanin e plot te tjere te masakruar nga parardhesit e vet te Kishes greke po injekton ne korpusin e ortoksise tone “tarbiatet seksuale” te kishes se tyre. Kisha greke, ne raport me Shqiperine dhe ortodoksine shqiptare, ka qene thjesht nje organizate kriminale dhe terrotiste. Ka shume prifterinj te larte ne hierarkine e Kishes greke qe jane ngjirrur deri ne fund te jetes duke mallkuar publikisht shqipen dhe shqiptaret e duke bekuar pushket dhe thikat e paraushtarakeve qe masakruan popullsine civile ne Korce, Kolonje e Permet.
Tani qe nuk ushtrojne dot dhume fizike kane nisur sulm te nje lloji tjeter si ky rasti qe permendem pak me lart duke i lene besimtaret ne doren e “meshave” te prifterinjeve perverse, homoseksuale e pedofile.
Iu bej thirrje ortodoksve shqiptare qe t`i abandonojne kishat e Janullatosit. T`i abandonojne djajte e veshur me veladon. Me mire djepi bosh se shejtani brenda. Vetem keshtu mund te shpetohet nderi i ortodoksise shqiptare e cila eshte avangarde namndritur e atdhedashurise, dijes dhe besimit te vertete ne Zot.