Një zhvillim i rëndësishëm pritet të ndodhë sot në kuadër të asaj që po quhet tashmë si çështja e vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Porkuroria ka thirrur tre zyrtarët e Partisë Dmeokratike që publikuan audio-përgjimin në të cilin ajo pretendon se vëllai i ministrit, shtetasi Agron Xhafaj dëgjohet duke bërë pazare droge.
Enkeleid Alibeaj, Ervin Salianji dhe këshilltari ligjor i PD Gazmend Bardhi do të jenë në prokurori rreth orës 10:00 ku do të japin të dhëna për mënyrën se si e siguruan materialin që përgjuan.
Prokuroria pritet të marrë në pyetje edhe gazetarin Jetmir Olldashi i cili deklaroi se ishte ai që kishte kryer përgjimin, dhe se i kishte dhënë pajisen përgjuese “dëshmitarit X”, shtetasit Albert Veliu.
Zyrtarët e PD u thirrën në prokurori ditën e enjte por ata njoftuan se nuk mund të ishin të pranishëm./a.m.