Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dënon aktin e dhunës ndaj kryebashkiakut të Selanikut, Z. Yiannis Boutaris.
Nëpërmjet nje mesazhi ne rrjetet sociale, kryebashkiakut Veliaj deklaron se nacionalistët nuk mund të imponohen nëpërmjet dhunës.
“Kjo është një mizori. Kryetari i Bashkisë, Yiannis Boutaris është një forcë e mahnitshme e arsyes dhe modernizimit. Nacionalistët nuk mund të imponojnë rrugën e tyre në shoqëritë tona përmes dhunës. Solidaritet me qytetarët e Selanikut dhe kryetarin e tyre të mrekullueshëm të bashkisë”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një mesazh në twitter.