Aktorja 27-vjecare Sand van Roy ka akuzuar për përdhunim regjisori francez Luc Besson.
Sand van Roy ka thënë në polici, se pasi kishte takuar 59-vjeçarin në një hotel kishte humbur ndjenjat sepse ai i kishte hedhur diçka në çaj. Më pas kur u zgjua, ajo kishte kuptuar se e kishin përdhunuar.
Nëpërmjet avokatit, regjisori francez ka mohuar akuzat. Sipas denoncimit të artistes përdhunimi ka ndodhur të enjten në mbrëmje gjatë një takimi në hotel Bristol, në Champs-Élysées.
Luc Besson ka drejtuar filma, si Le Grand Bleu, Leon dhe Nikita.
a.ç