Policia gjermane shkatërroi një organizatë e cila trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine. Plot 1.8 tonë kokainë u sekuestruan ndërkohë 13 shqiptarë u identifikuan si pjesëtarë të grupit.
Raportohet se pjesë e hetimeve për këtë grup është bërë edhe Shqipëria. Autoritetet ligjzbatuese kanë nisur verifikimet për aktivitetin e shqiptarëve në atdhe dhe pasuritë e tyre.
Verifikimet po kryhen nga Task-Forca e Policisë së Shtetit dhe Krimet e Rënda. Nga verifikimet paraprake rezulton se disa nga personat në fjalë kanë investuar pasurinë e vënë nga droga në prona të jashtëligjshme në Shqipëri.
Raportohet se autoritetet shqiptare kanë shkëmbyer informacione me partnerët gjermanë për këtë grup. Pasuritë e personave të përfshirë tashmë janë vënë në skaner.
Prokuroria po verifikon të gjitha pronat apo llogaritë bankare./a.m.