BRITANI E MADHE – Zilet e dasmës mbretërore po bien në Britaninë e Madhe këtë të shtunë në mesditë në martesën e Princ Harry-it dhe Meghan Markle, e cila nuk do te shoqërohet në altar nga i ati i saj në kështjellën Winsdor pasi ka bërë një ndërhyrje në zemër. Nusja do të shoqërohet nga vjehrri i saj, Princi Carls.
Përgatitjet kanë kohë që kanë nisur. Dasma përllogaritet të kushtojë miliona euro ndërsa provat e fundit u kryen këtë të premte. Princesha e ardhshme Meghan është fotografuar brenda makinës teksa shkonte drejt kështjellës Windsor bashkë me princ Harry-in. E veshur me të bardha dhe me grim më të rënduar se zakonisht, Meghan dukej buzagaz teksa bisedonte me princin e saj.
Dasma mbretërore është event i viti paparacët dhe e gjithë bota do i kenë sytë mbi ta. Orë më parë, mbërriti në Angli edhe e ëma e nuses, e cila do të jetë pranë saj gjatë kurorëzimit të martesës më 19 maj.
Autoritetet në vendin ku ndodhet Kështjella Winsdor kanë larguar nga zona njerëzit e pastrehë para se të zhvillohet ceremonia e martesës këtë fundjavë.
Qindra njerëz janë mbledhur para Kështjellës Windsor, ku do të mbahet ceremonia e kurorëzimit.
Kureshtja është e madhe por edhe pritshmëritë për fustanin e nuses. Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe këngëtari Elton John, jo vetëm si i ftuar nderi, por sipas mediave britanike ai do të këndojë për familjen mbretërore.