Kryeministri Edi Rama u shpreh optiminis se vendi ynë do të marri një përgjigje pozitive në qershor përsa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.
Në një konferencë që mbajti në areroportin e Rinansit pas kthimit nga Samiti i Sofjes Rama tha se patëm dy raste të rëndësishme qoftë në mbledhjen e liderëve, edhe në drekën që pasoi dhe pjesën e luanit e mori kjo temë hapja e negociatave.
“Patëm dy raste të rëndësishme qoftë në mbledhjen e liderëve, edhe në drekën që pasoi dhe pjesën e luanit e mori kjo temë (negociatat).
Është e qartë, nuk është sekret, axhendat nuk përkojnë plotësisht, madje pak, axhenda jonë e objektivave të mëtjeshëm të integrimit me axhendën brenda BE me objektivin e reformimit, që është në një situatë shumë kaotike, pasi ka qëndrime dhe qasje shumë të ndryshme. K
a pak qartësi si do të shkohet në rrugën e reformimit, nëse do të shkohet, pasi proceset brenda BE janë të komplikuara, pasi janë 27 vende që duhet të bien dakord për cdo gjë.
BE është në kulmin e një debati të brendshëm dhe nuk ndihmon në atë që është objektivi ynë, por unë dëshiroj të them që ishte një mundësi e mirë që e shfrytëzuam maksimalisht dhe vijoj të mbeten optimist që do të kemi një rezultat pozitiv në fund të qershorit”.- tha Rama.