Prokuroria pret të hënën tre zyrtarët e Partisë Demokratike që publikuan audion ku pretendohet se janë shtetasit Agron Xhafaj dhe Albert Veliu.
Kjo është ftesa e dytë që organi i akuzës i bën Enkelejd Alibeajt, Gazmend Bardhit dhe Ervin Salianjit. Ditën e enjte, tre zyrtarët nuk u paraqitën nën pretendimin se duhet të ishin të pranishëm në seancë plenare.
Nga ana tjetër, ditën e hënë në orën 10:00, prokurorët P. Kulluri dhe G.Osmanaj pritet të marrin në pyetje denoncuesit e audios. /javanews/b.d