Kancelari austriak, Sebastian Kurz e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet sot në Sofje.
”Austria do të vazhdojë traditën dhe do të fokusohet në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë presidencës së saj të Këshillit të BE-së”, ka njoftuar vazhdimisht kancelari austriak.
“Ne shpresojmë se do të zhvillohet progres gjatë presidencës tonë të BE-së dhe ne do të mbetemi përfundimisht një forcë mbështetëse kur të jetë çështja për të përkrahur këto vende, që të implementojnë reformat e nevojshme dhe për rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian”, theksoi ai.
“Jemi në mbështetje të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë një perspektivë europiane”, tha Kurz.
“Samiti në Sofje ka gjithashtu një karakter simbolik. Por, mendoj se është e rëndësishme dhe jam i bindur se ishte një vendim i mirë nga presidenca e Bullgarisë për të organizuar këtë samit”, u shpreh kancelari austriak.
ma.me