Partia Demokratike ka publikuar dëshminë e të ashtëquajturit “dëshmitari X” për të cilin pretendon se në vitin 2000 ka qenë i përfshirë në grupin e Agron Xhafajt. Ai thotë se quhet Albert Veliu dhe tregon për “selinë blu” që ka bërë kthesë prej asaj kohe dhe nuk merret më me trafikun e lëndëve narkotike.
“Quhem Albert Veliu, 51 vjec, pa punë.
Kam qënë në Itali, kam punuar tërë jetën në det.
Në vitin 2000 punova bashkë me zotin Agron Xhafaj, deir më 200 Punova me punë e kokainës.
Hoqa dorë se nuk e përballoja dot më atë lloj pune. Një miku im ndodhet në burg në Itali. Në 2005-n kur ndodhi aksidenti, bëra një dënim prej 7 vjetësh.
U kapa në Peskara, bëra dënimin, më dënuan me 15 vjet, apeli ma la 7 vjet. Agroni i mbetit qejfi. Gjatë kohë që më rrasnë brenda, nuk më solloi asnjë paketë cigare.
Erdha në Shqipëri, e takoj, gjoja më ofroi një punë por djalin kamarier, më 2016. Djali është 22 vjeç.
Punoi kamerier gjashtë muaj, e hoqën se s’përballonte dot ekonominë e shtëpisë.
I këkrova të më bënte një nder para 4 muajsh, për të ehhdur barishte për Itali, hashash. Do ta çonim në Itali. I këkrova një favor, më prezantoi me këtë Ermalin.
E vura në prove se sa do bënte për mua si Albert.
I kërkova por nuk do ta bëja atë rrugë se kam hequr dorë, e vura në provë për të parë se sa do të bënte Agron Xhafaj.
Tani është bziensmen, mes të gjithave, komandon Vlorën.
Atë punë ka bërë tërë kohën, jo vetëm me mua por dhe me shumë të tjerë.
Më tha bujrum sille këtë çantë ta hedhim matanë. Më prezantoi me Ermalin, nuk e di çfarë është shef kufiri, apo çfarë.
Jam ulur në tavolinë me të. Kemi folur që thonë është fallco, le ta verifikojnë.
Kështu janë gjërat, si ja bën një njeriu ashtu e pëson, sot ai është dikush unë jam pa bukë në shtëpi.
Me drejtorin bëhej shumë, me shefin e kufirit ca të them, punët e tyre unë do çoja një 100, arrita te beja 20 me leke borxh, me leke borxh do ta blija mallin.
Ai do më siguronte transportin, gomonen ata e kishin se unë ku e gjeta, unë jam hallexhi. Gjërat ishin të zgjidhura, s’kisha frikë nga policia se rrugët ishin te hapura.
Agroni me tha, kur të vijë dita do takosh Ermalin. Atë ditë që u bëmë gati për rrugën u bë qameti në Vlorë, pati përmbytje.
Deti ka qenë 7-8 ballë, qameti, nuk vazhdohej më tej.
Tani që doli përgjimi këto dite, që ditën e parë madje më thotë djali jam bërë figure e njohur në Vlorë.
E dëgjon im bir, i kishte thënë shoku i Agronit, shikoje se babai jot është bërë figure e njohur në Vlorë, vetë ta shikoj se s’marr vesh nga këto telefona me gishta, me thotë pronari i djalit shoku i përbashkët, ja zëri i babait”– u shpreh dëshmitari x Albert Veliu.