Vetëm pak orë më parë deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, i cili ka publikuar të ashtëquajturën audio-përgjim të PD për vëllain e ministrit të bremndshëm Fatmir Xhafaj, akuzoi prokurorinë se ka lejuar të ikë në Itali pa i regjistruar zërin dhe kjo, sipas tij, është në vazhdën e krimit në pushtet.
Alibeaj tashmë është edhe i denoncuar në Prokurori për veprën e rëndë penale të mashtrimit, falsifikimit dhe shantazhit, së bashku me deputetin Salinjani dhe ish ministrin e PD të drejtësisë Bardhi.
Por gazetarja investigative Klodiana Lala, e ftuar sot në ”Opinion”, në Tv Klan ka dhënë detaje të reja në lidhje me procedurat që ka ndjekur vëllai i ministrit, kur ka shkuar në prokurori. Ajo tha se Argon Xhafaj ka regjistruar dhe zërin dhe ka thënë se kishte marrë dhe një vendim.
Pjesë nga deklaratat e Klodiana Lalës
Agron Xhafaj ka dhënë deklarime si një person në hetim. Dhe ka regjistruar zërin e tij. Ai ka informuar se nuk do të ishte disponibël pasi ka marrë vendim, por nuk thënë vendimin e tij. Ai është larguar menjëherë pas procedurës që ka bërë në prokurori.
Xhafaj është shoqëruar nga dikush apo ka ikur vetëm?
Nga oficer të policisë shqiptare është shoqëruar, por nuk dihen detaje të reja.
Verifikim nga kryeministri?
Unë nuk e kuptoj ku e marrë kryeministri audion pasi nuk dihet se si e ka marrë origjinalin. Ai ka thënë se nuk është zëri im, por as zhargoni që unë përdorë.
ma.me/javanews.al