Partia Demokratike zhvilloi sot një protestë para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të këtij institucioni Fatmir Xhafaj. Pas kësaj proteste ka reaguar gazetari Elvi Fundo, i cili ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha në lidhje me pjesëmarrjen që ishte mjaft e ultët.
Në një postim në faqen e tij në facebook, gazetari Fundo shkruan:
“O Lulzim, e dimë qe ke punë shumë, por një llaf kisha.
O bëji 100 vetë, ose ndryshe mos i nxirr kot njerëzit në protestë.
E kam për herë tjetër, se kjo e sotmja iku.”.
Protesta e sotme e PD para Ministrisë së Brendshme kishte një pjesëmarrje minimale dhe u mbyll një orë para kohe. Ndërkohë në këtë protestë nuk ishte i pranishëm as vetë kreu i PD, Lulzim Basha.