Një djalë që donte të martohej me vajzën që dashuronte, e pësoi keq teksa babai dhe vëllezërit e tij i nxorrën sytë.
Abdul Baqi nga fshati Nasirabad, Pakistan i kërkoi familjes së tij që të shkonin për t’i kërkuar dorën për fejesë të dashurës së tij.
Por kërkesa tërboi babin e tij 70-vjeçar, Dost Muhammadin dhe katër vëllezërit, Abdul Ghani, Abdul Sattar, Abdul Rehman e Abdul Karim. Ata e mbyllën 22-vjeçarin në një dhomë dhe i nxorrën sytë.
Gjithashtu mbyllën dhe nënën e tij në një dhomë tjetër që ajo të mos kishte mundësi për të ndërhyrë shkruan noa. Më pas, me anë të një luge dhe thike, kryen aktin e tmerrshëm.
“Unë i kërkova babit dhe vëllezërve të martohesha me vajzën me të cilën isha lidhur”, tha ai.
Mjekët kanë thënë se ai nuk do të mund të shohë më kurrë./a.m.