Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm është nisur drejt Italisë për t’iu vetëdorëzuar autoriteteve italiane.
Xhafaj këtë mëngjes ka zbritur në aeroportin e Fiumicions në Romë.
Vetë Agron Xhafaj ka postuar një letër drejtuar opinionit publik, ku shpreh arsyet e veprimit të tij.
Lidhur me dorëzimin e Agron Xhafajt ka pasur shumë reagime.
Por më pikanti ka qenë ai gazetarit Dritan Hila.
“Fatmir Xhafaj e dorëzoi vëllain. Tani, ju të tjerët vishni brekë hekuri”, shkruan Hila në Facebook.