Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas letrës publike të vëllait të ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj i cili kishte vendosur të dorëzohej para autoriteteve italiane, pas akuzave të opozitës.
Fill pasi ky i fundit deklaroi se video e PD-së ishte një montazh për të shantazhuar të vëllain dhe përbaltur imazhin e tij, Berisha thotë se mori një lajm të fundit nga “qytetari dixhital”.
Sipas ish-kryeministrit, Agron Xhafaj u nis në Itali me një operacion “top sekret” me avion.
“Breaking News!
Agron Xhafen e nisin ne Itali me nje operacion top sekret me avion sot heret ne mengjes! E gjitha per te shpetuar lekuren e Fatzi fallsifikatorit dhe ligjit antimafia! sb” shkruan Berisha.