Kolegji i Posaçëm i Apelimit pritet të shqyrtojë vendimet për dy subjektet Sulejman Tola dhe Mirela Fana sai takon ndërprerjes së vettingut.
Ndaj tyre u ndërpre procesi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit pasi ata dhanë dorëheqjen. Kujtojmë se Mirela Fana ishte anëtare e Gjykatës së lartë kur u dorëhoq.
Ajo njihet si bashkëshortja e Neshat Fanës, ish-drejtues i Shkollës së Magjistraturës dhe avokat për shumë çështje pranë së djathtës.
Mirela Fana u dorëhoq për t’ju shmangur procesit të Vettingut. Në media u publikuan pasuuritë e saj të dyshimta që nuk justifikoheshin me rrogën e gjyqtares.
Njoftimi i Kolegjit të Apelimit:
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, për secilin.
“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.3/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Sulejman Tola.
Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Rezarta Schuetz
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama
Luan Daci
Sokol Çomo” shkruhet në njoftimin e përcjellë nga KPA.
Ndërkohë sa i përket Mirela Fana thuhet se:
“Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Natasha Mulaj
Relator: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla
Ardian Hajdari
Sokol Çomo”, nënvizohet në njoftim./a.m.
Mirela Fana jep dorëheqje nga KED, publikohet pasuria e saj prej multimilionereje