Kryedemokrati Lulzim Basha është nisur për në Sofje teksa mësohet se do të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane.
Ende nuk dihet se për cfarë do të flasë kreu i PD në samit, por mendohet se në fjalën e tij nuk do të mungojnë as “ankesat” para europianëve sa i përket qeverisë Rama.
Burime nga selia blu thonë se vizita e Bashës do të jetë e shkurtër dhe se ai do të jetë i pranishëm në sallën e Kuvendit ditën e enjte.
Opozita ka paralajmëruar bllokim të seancës duke injoruan rendin e ditës dhe duke aritkuluar akuzat ndaj qeverisë. /javanews/b.d