Një grua nga Dibra ka tentuar që t’i japë fund jetës ditën e djeshme, duke u vetëhelmuar në banesën e saj.
Bëhet fjalë për 37-vjeçaren me A.K, e cila është gjendur në gjendje të rëndë nga familjarët, të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta që e kanë çuar 37-vjeçaren të marrë këtë akt ekstrem, ndërsa ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Dibrës.
Lidhur me ngjarjen, policia ka nisur hetimet si dhe ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë. /b.d