Pezë – “Që nga drejtori te specialisti, administrata publike do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe nuk do të ketë imunitet për asnjë zyrtar që sorollat qytetarët për të marrë shërbimin që u takon”.
Nga Peza ku u ndal në takimet që po zhvillon në kuadër rë turit të llogaridhënies publike, Ministrja Manastirliu ftoi qyetarët të bëhen pjesë e platformes së bashkëqeverisjes, sepse aty do të gjejnë përgjigje për shqetësimet e tyre.
“Çdo ditë jemi sy e veshë nga kërkesat e qytetarëve sepse kemi marrë një angazhim: Të qeverisim me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.
Ndaj ju ftoj të shkruani në platformën e bashkëqeverisjes sepse brenda 10 ditëve shqetësimi juaj do të adresohet për zgjidhje”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale gjatë takimit me banorët e Pezës.
Në takimin ku merrnin pjesë edhe deputetët Gjylameti e Pëllumbi, kryetari i Bashkisë Veliaj dhe përfaqësues të pushtetit vendor, banorët ngritën problemin e legalizimeve, rrugës nacionale, qendrës shëndetësore, etj.
“Sigurisht që nuk jemi aty ku duhet dhe ne e dimë se kemi ende shumë për të bërë për përmirësimin e shërbimeve publike por dua të ndaj me ju një lajm të mirë e të shumëpritur për banorët e Pezës. Nisim këtë vit investimin për rehabilitimin e plotë dhe pajisjen e qendrës shëndetēsore Pezë e Madhe. Si kjo qendër rikonstruktojmë 80 qendra shëndetësore nga veriu në jug ”, tha Manastirliu.
a.ç