Theodhoros Pangallos, ish-Zv.Kryeministri i qeverisë së Greqisë, vjen nesër në Tiranë në një vizitë dy ditore me ftesë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Shtëpisë Botuese Toena. Gjatë kësaj vizite Pangallos do t’i akordohet titulli “Doktor Honoris Causa”, nga UMSH si dhe do të promovohet libri i tij “Me Papandreun në Europë”. Në ceremoninë e promovimit të librit merr pjesë Presidenti Ilir Meta. Në axhendën e takimeve të planifikuara Pangallos do të takojë Kryeministrin Edi Rama. dy ish Kryeministrat Sali Berisha dhe Fatos Nano, Kryetarin e PD-së z. Lulëzim Basha si dhe politikanë të tjerë.
ma.me