Policia e Gjirokastrës godet një tjetër rast të trafikut të klandestinëve.
Serxhjo Koxhaj, 32 vjeç dhe Kadri Lapi, 50 vjeç, të dy banues në Fier, janë kapur në flagrancë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po ndihmonin 3 shtetas të huaj Afganë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.
“Më datë 13.05.2018, rreth orës 23:30, shtetasi Serxhjo Koxhaj është kapur në flagrancë, në afërsi të lagjes Cfakë, duke transportuar tre shtetas të huaj Afganë me mjetin tip Mercedes Benz, me targa AA 935 FC, ndërsa shtetasi Kadri Lapi me mjetin tip Merces Benz, me targa AA 607 RI bënte kontrollin e rrugës”, njofton policia.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim./a.m.