Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bëri të ditur se arriti një marrëvëshje me Urdhrin e Farmacistëve për disa çështje kontraktuale, të cilat ishin kërkesa ndër vite të subjekteve farmaceutike.
Drejtori i FSDKSH, Eduard Ahmeti në një deklaratë për shtyp theksoi se “pas bisedimeve disa ditore që kemi kryer me përfaqësuesit e Urdhrit të Farmacistëve, ne kemi mbërritur në një të mesme të përbashkët.
Ka patur dakordësi dhe mirëkuptim, si dhe lëshime aty ku ishte e nevojshme dhe ku nuk prekeshin ato që ne i konsiderojmë parime të pacënueshme, në interes të pacientëve që përfitojnë nga rimbursimi i barnave”.
Pas takimit erdhi edhe deklarata e Presedentes së urdhërit Diana Toma e cila theksoi se ky dialog ishte mjaft i rëndësishëm, pasi mungesa e tij kishte krujuar ngërç.
Ajo falenderoi gjithashtu Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu për gatishmërinë dhe profesionalizmin e saj e cila bëri të mundur hapjen e dialogur midis Urdhërit dhe Fondit duke i dhënë zgjidhje problemeve te kontratave
Pas dakordësimit Toma tha se nuk është e nevojshme një tubim para Kryeministrisë.