3 vajza kanë mbetur të plagosura pasditen e së dielës në Pogradec pas një aksidenti në të cilin u përfshinë 2 makina.
Sipas policisë, nga përplasja e 2 automjeteve kanë mbetur të plagosura pasagjeret e moshave 26, 27 dhe 28 vjeçe, të cilat u dërguan me shpejtësi në Spitalin e Pogradecit.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Petrushë, ndërsa policia ka shoqëruar njërin prej drejtuesve të mjeteve të aksidentuara, 24-vjeçarin XH.M.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
a.ç