1792- Lindi prifti italian Xhovani Mastai Fereti (Giovanni, Ferretti), i cili që nga viti 1846 u quajt Papa Piu IX (Pius). Gjatë papatit të tij, më i gjati në historinë e Kishës Katolike Romake (31 vjet dhe 236 ditë), shteti kishtar pushoi së ekzistuari (1870). Pjesa më e madhe e saj ishte pjesë e Mbretërisë së Sardenjës, ndërsa Shteti Papal u reduktua në ish-Patrimonium.
1840-Lindi shkrimtari francez Alfons Daudet, autori i trilogjisë së tregimeve të Taranten Taraskonit, një kryevepër e prozës së humorit francez. Sukses të madh i solli atij edhe një koleksion tregimesh “Letra nga mulliri im”.
1882- Lindi piktori francez Georges Braque, i cili themeloi lëvizjen kubiste me Pablo Picasso në vitin 1905. (b.an)