Një grabitës i njohur shqiptar, i quajtur ‘2gunz’, i cili përdor “Facebook”-un për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij të vjedhin në Britaninë e Madhe ka ngritur në këmbë autoritetet pasi është filmuar duke tymosur hashash në burg.
Fari Lleshi, 29 vjeç, hyri në Mbretërinë e Bashkuar ilegal, në pjesën e pasme të një kamion, është dërguar në burg për trafik droge.
Ai kërcënon nga burgu duke shfaqur imazhe me pistoletë dhe duke thënë ‘bang bang’.
Shumica e videove të tij janë në Instagram, por gjithashtu ai i vendos ato në YouTube dhe Facebook-un që e hap nga qelia e burgut.
Fari Lleshi, djali nga Kukësi e ka nisur rrugëtimin e tij në Itali nga ku është dëbuar pasi grabiti një bankë dhe u dënua me 6 vite burg.
Lleshi ka postuar një selfie nga qelia e burgut, me trupin e zhveshur, por te mbuluar me tatuazhe, përfshirë edhe një shqiponjë me dy koka të flamurit shqiptar. Ai u burgos në Itali në vitin 2011 për grabitje. Pas lirimit të tij ai erdhi në Angli në mënyrë të paligjshme, duke punuar në ndërtim shkruan noa.
Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha: “Kjo sjellje është krejtësisht e papranueshme dhe vepruam shpejt për të hequr përmbajtjen nga mediat sociale”.
Instagram nuk pranoi të komentojë. Google, e cila zotëron YouTube, tha se duhet të ketë një njoftim ligjor nga autoritetet e burgut për të bllokuar videot e filmuara brenda burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Numri i të burgosurve që përdorin telefonat po rritet, me më shumë se 20,000 celularë dhe karta SIM të gjetura në burgjet e Anglisë dhe Uellsit në 2016.
Të dhënat zyrtare tregojnë se rastet e të burgosurve të kapur duke përdorur mediat sociale prapa hekurave janë katërfishuar./a.m.