Jose Mourinho ka mohuar spekulimet se dëshiron largimin e Paul Pogbas nga Manchester Unitedi, në fund të sezonit.
Trajneri portugez ka bërë të ditur se Pogba pritet të jetë pjesë e ekipit edhe për edicionin e ardhshëm, duke mohuar spekulimet për një largim të mundshëm.
“Mendoj se Pogba do të qëndrojë te Manchester Unitedi edhe për këtë sezon. Nuk ka asnjë problem mes nesh dhe vijojmë të besojmë që ai është lojtari i duhur për të udhëhequr skuadrën drejt suksesit në fushë”, deklaroi Mourinho.
25-vjeçari këtë sezon, nën urdhrat e Mourinhos, ka zhvilluar 25 ndeshje në Premierligë, duke shënuar gjashtë gola e 10 asistime, përgatiti Express. (b.an)