Aventura e Andre Villas-Boas si trajner i Zenitit raportohet se është afër fundit dhe klubi rus tashmë ka nisur kërkimin për trajnerin e ri. Jurgen Klopp, sipas “Calciomercato”, ka kontaktuar me klubin e Zenitit dhe tani rusët janë në pritje të vendimit të gjermanit.
Klopp u largua nga Dortmundi në fund të sezonit dhe në atë kohë kishte njoftuar se do të pushonte për një sezon.