Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë ku një minator ka humbur jetën në minierën e Bulqizës.
Nga të dhënat e para bëhet me dije se viktima është Mehdi Hidri, 62 vjeç. Raportohet se trupi i viktimës ende nuk është nxjerrë nga miniera.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për gjarjen. “
Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se shtetasi M.H, duke kontrolluar frontin, është shembur një masiv shkëmbor ku dhe i ka shkaktuar vdekjen. Vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje”, njofton policia./a.m.