FOTO SATELITORE/ Ja ç’ka bërë ISIS në qytetin antik të Palmiras
Dihej që e kishin dëmtuar, por jo deri në këtë shkallë. Imazhet satelitore të 31 gushtit, tregojnë se tempulli i Baal, një xhevahir i qytetit antik të Palmirës në Siri, është shkatërruar thuajse tërësisht nga ISIS. “Është shembur ndërtesa kryesore e tempullit dhe në këmbë kanë mbetur vetëm disa kolona anësore”, tha një zëdhënës i Institutit të Kombeve të Bashkuara për Kërkimin Shkencor.