Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi nuk ka qenë prezent sot në prezantimin e kandidatit të mazhorancës për bashkinë e Elbasanit Qazim Sejdini, dhe kjo ndoshta është një tjetër shenjë e largimit të tij nga PS.
I kontaktuar nga JavaNews.al, Blushi, duke qenë deputet i qarkut të Elbasanit, tha se nuk është njoftuar për këtë aktivitet.
Ai tha se ndryshe nga çdo deputet tjetër nuk është njoftuar për prezantimin e kryebashkiakut aktual të Elbasanit, Sejdini. I pyetur mos ka qenë e qëllimshme, Blushi tha “se nuk duhet të jemi hipokritë pasi është e kuptueshme.”
Ndërsa në lidhje me faktin se kjo mungesë e tij ka të bëjë me kritikat që ai së fundmi ka bërë ndaj qeverisë Blushi nuk pranoi ta komentojë.
Redaksia Online
(JavaNews.al)