Bashkia e Tiranës ka nisur vendosjen e 10 çezmave publike në disa nga zonat më të mbipopulluara të kryeqytetit.
Pas kërkesave të shumta të qytetarëve për shkak edhe të temperaturave të larta të kësaj vere, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka premtuar se brenda muajit gusht do të vendoste 10 pika uji në disa nga zonat ku ka më shumë lëvizje.
Një prej tyre është edhe çezma në foto, e cila është vendosur në qendër, në trotuarin që lidh Rrugën e Durrësit me Rrugën e Kavajës