Avokat Spartak Ngjela, është ndalur në debatin publik të hapur së fundmi për lidhjet e artistëve Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori me shefat e Sigurimit të Shtetit.
Sipas avokat Spartak Ngjelës, ish-sigurimi të shtrëngonte por jo për të bërë seks, pasi sipas tij kjo ishte e pamundur.
“Nuk ka funksionuar kështu. Këto janë amplifikime. Me dëshirë, artistët dhe artistet kanë bërë si kudo. Përsa i përket “shtrëngimit policor të seksit”, ai nuk ka ekzistuar në sistem. Raste sporadike mund të ketë pasur, por me personat publikë femra, ishte pamundësi absolute të ndodhte. Dashuria në qarqet artistike në diktaturën hoxhiste ishte pjesa më e emancipuar e erotikës në një diktaturë orientaliste shqiptare që ishte kundër saj. Ato ishin dy femra të veçanta me sens progresist në atë tmerr që kishte pushtuar muzikën shqiptare nga histeria antiperëndimore që kishte regjimi. Si të gjitha këngëtaret, nuk besoj se mund të jenë shtrënguar të bënin dashuri me zor. Sigurimi i Shteti kërcënononte këndo, por nuk ka pasur mundësi të dominojë seksualisht në femrat publike.” tha ai
Për avokatin, nëse nuk do të ishin të tilla artiste, atëherë Shqipëria do të ngjasonte me Kamboxhian.