Duket se ekipi i Zidane është dorëzuar në La Liga. Real Madridi ka pësuar humbjen e rradhes nga Sevilla në La Ligë 3-2.
“Mbretërit” pësuan 3 me 2 me Sergio Ramosin që ishte fytyra kryesore e ndeshjes pasi humbi penaltinë dhe më pas realizoi autogol.
Ben Yedder dhe Layun shënuan dy golat tjerë për Sevillën, ndërsa Borja Mayoral shënoi golin e parë për Realin.
Në fund Ramos qëlloi saktë penaltinë e dytë për 3 me 2.
Reali mbetet i treti në tabelë me 72 pikë, tri më pak se Atletico që është e dyta, ndërsa Sevilla është e shtata me 54. (b.an)