Disa orë pas ndalimit të hyrjes për herë të dytë të karateistëve të Kosovës në Serbi, në e-mailin e portalit Koha.net, ka ardhur një foto – parullë me mbishkrimin “Përkrahja e Serbisë për Karatenë e Rep. të Kosovës”.
“Vuçiq nuk është Serbia” shkruan në këtë parullë.Nuk dihet kush është autori i kësaj pllakate në fund të së cilën shkruan në gjuhën serbe “Dora ime është e fshehur”.
Teksti i përkrahjes, me një pamje nga qyteti Krushevac, në faqen ku është shkruar, përmban logon e Karatesë së Kosovës. (b.an)