Katër të burgosur shqiptarë janë arratisur nga porti i Pireut në Greqi në momentin që po transferoheshin për në Kretë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, ndërsa shqiptarët janë arratisur teksa trageti po nisej për në Kretë.
Ata u kanë shpëtuar punonjësve të policisë duke ikur me vrap nga porti. Për dy nga shqiptarët arratia ka zgjatur shumë pak, pasi janë arrestuar sërish, ndërsa për dy të tjerët vijon kërkimi. Në total ishin 11 të burgosurit që po transferoheshin, por vetëm shqiptarët u arratisën.
ma.me