Qeveria miratoi ditën e mërkurë vendimin për të ndaluar, importuar dhe tregtuar qeset plastike.
Ky vendim do të hyjë në fuqi pas 2 muajsh, për t’i dhënë kohë biznesit që të marrë masa.
Pas këtij afati të përcaktuar, vendimi parashikon gjobitjen e çdo biznesi që tregton me qese plastike nën 35 mikron me vlerë nga një milion deri në 1.5 milionë lekë të reja.
Masat vlejnë si për prodhues-importuesit e mëdhenj, ashtu edhe për tregtarët e vegjël të cilët gjenden në supermarkete, dyqane dhe markete.
Qeveria ka arritur në miratimin e këtij vendimi për shkak të situatës së rënduar në mjedis, kryesisht nga konsumimi i qeseve plastike që dëmtojnë peisazhin, ekosistemin dhe shëndetin e qytetarëve. /b.d