Përfundimi i punimeve të infrastrukturës urbane i ka dhënë mundësi Bashkisë Tiranë që t’u japë banorëve të lagjes “Don Bosko” edhe një shesh rekreativ. Lajmin e bën të ditur vet kryebashkiaku Veliaj, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, shprehet se këndi i ri rekreativ është drejt përfundimit.
“Thuajse gati një tjetër shesh rekreativ mes pallateve te Njësia 9 – Don Bosko. Faleminderit banorëve për durimin – punët e bukura duan pak kohë!”, shkruan Veliaj.
Këndi i ri rekreativ përmban module lojërash për fëmijët, si dhe është arreduar me pajisjet e nevojshme çlodhëse edhe për më të rriturit./a.ç