Policia ka arrestuar autorin e plagosjes se 4 studentëve të Politeknikut në Tiranë mesditën e sotme.
Ngjarja ndodhi përballë Presidencës, ku 4 persona u plagosën me thikë. Sherri nisi për
“Kapet dhe arrestohet në kohë rekod autori i plagosjes së katërfishtë të ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Arrestohet nga shërbimet e policisë Tiranë, shtetasi: – Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë” shkruhet në njoftimin e policisë.
Ky shtetas paraditen e sotme, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, plagosi me mjet prerës shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të plagosjes me dashje.
Aktualisht në spital ndodhet Jurgen Lleshi, Feliks Lleshi, Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku. /b.d