BERAT- Dy infermiere të spitalit të Beratit janë shtuar në pavijonin e infektivit, pasi dyshohet se janë prekur nga fruthi. Lajmi bëhet i ditur nga mjekja infeksioniste Elena Xhaxho.
Mjekja konfirmon 7 raste me fruth në spitalin e Beratit, të cilët po marrin trajtim.
Mësohet se dy infermieret të cilat tashmë janë të izoluara dhe po mbahen nën vëzhgim, i shërbyen një djali 24-vjeçar të prekur nga fruthi.
a.ç