Gazetarja sportive Viola Spiro ishte në karrigen e të ftuarës mbrëmjen e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv”. Drejtuesi i emisionit Edi Manushi, ftoi njërën nga vajzat në studio për të lançuar publicitetin, e pasi vajza përfundoi, Manushi ia ktheu: “Po që e bërë mirë ti”.
Komenti nuk u prit mirë nga gazetarja Viola Spiro, e cila e akuzoi se e objektizoi shumë femrën, pasi vajzat në futboll nuk janë vetëm për show, ndaj të provoj të ftojë edhe një mashkull në krah të tij.
“E objektizove shumë femrën Manush” – u shpreh Viola.
“Po seriozisht e ke?” – ia kthen Manushi.
“Po, seriozisht!” – përfundoi Viola.
a.ç