Kailee ishte e qeshur si gjithmonë, ishte argëtuar gjatë një feste me shoqërinë dhe po kthehej në shtëpi me ta, mes të qeshurave dhe këngës.
Por rrugës asaj i lindi dëshira për të bërë fotografinë e fundit selfie para se mbrëmja të përfundonte. Dhe për ta bërë më mirë, hoqi rripin e sigurisë, vetëm 500 metra para se të mbërrinte në shtëpi.
Pikërisht në atë moment, Kaliee vulosi fatin e saj! Kjo pasi sapo ajo zgjidhi rripin, makina që drejtohej nga një shoku i saj, humbi kontrollin duke u përplasur, çka bëri që adoleshentja të përfundojë në asfalt.
Përfundoi kështu jeta e Kailee Mills, 16-vjeçares amerikane nga Rothwood, në Texas, e cila ishte nxënëse në Klein Collins High School. Ndërkohë të gjithë miqtë e saj të cilët kishin të vendosur rripin e sigurimit, pësuan vetëm dëmtime të lehta.
/a.m.