Deputetët e Partisë Demokratike Albana Vokshi e Bardh Spahia kanë depozituar padi penale në prokurori ndaj kryeministrit Rama dhe ministreve, Nikolla e Manastirliu, për mbledhjen e të dhënave personale të qytetarëve sipas tyre.
“Në kallëzimin penal kemi kërkuar jo vetëm fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit politik për arsye elektorale, për aktivitet zgjedhore dhe politike, por kemi kërkuar edhe pezullimin nga funksioni të të gjithë funksionarëve të sipërpërmendur, kryeministrit dhe dy ministrave se mund të prishin provat e hetimit”, tha Vokshi ne deklaraten per mediat jashte organit te akuzes, e cila theksoi se mbledhja e te dhenave eshte bere vetem per arsye zgjedhore./a.m.