Lëvizje e papritur në New York! Prokurori i përgjithshëm Eric Schneiderman, i cili drejtoi hetimet për çështjen kundër regjisorit Harvey Weinstein i cili është akuzuar nga një grup aktoresh për abuzim seksual, ka dhënë dorëheqjen.
Gjithçka pasi edhe ndaj tij, katër gra kanë denoncuar për revistën “New Yorker’ se janë abuzuar seksualisht prej tij si dhe janë dhunuar.
Schneiderman pranoi rastet, por mohoi që të jetë bërë kundër vullnetit të tyre, duke folur për raporte seksuale konsensuale.
Dy nga gratë e akuzojnë 63-vjeçarit se gjatë abuzimit seksual janë dhunuar, madje që të gjitha për shkak të dhunës së pësuar, janë detyruar të marrin mjekim.
Ndërkohë një avokate, e akuzon Schneiderman, se është goditur egërsisht në fytyrë dhe për pasojë ka mbetur me shenjë. Shpesh ngjarjet sipas tyre, kanë ndodhur pas konsumit të alkoolit, shkruan noa.al.
Prokurori mohoi çdo akuzë, duke thënë se, “Nuk kam dhunuar askënd, por ishte seks konsensual. Më tej nuk do shkoja kurrë”./a.m.