Pas rastit të dhunës ndaj arbitrit Ilir Tartari në ambientet e stadiumit Flamurtari, në Vlorë kanë zbarkuar krerët e Policisë së Shtetit, pikërisht për këtë ngjarje të rëndë.
Arbitri Tartari ka bërë edhe kallëzim në polici për dhunën e pësuar, ku mori edhe 3 të qepura në vetull.
Ditën e sotme, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, janë parë në ambientet e stadiumit të Flamurtarit, për të analizuar më hollësisht ngjarjen e ndodhur. /ma.me