Tetë deputetë holandezë kanë nisur në Shqipëri një vizitë dy ditore të quajtur fakt mbledhëse për sa i përket asaj çfarë ka arritur Shqipëria në përmbushje të detyrave të lëna nga BE.
Delegacioni holandez në fund në vizitës do të hartojnë një raport për parlamentin i cili do të thotë fjalën e fundit pas propozimit të KE për çeljen e negociatave për anëtarësim.
Delegacioni i cili përbëhet nga një grup deputetësh është takuar me kryeministrin Edi Rama. Më pas ata janë takuar me kreun e PD Lulzim Basha dhe deputeten Jorida Tabaku.
Delegacioni drejtohet nga Malik Azmani që i përket partisë për Liri dhe Demokraci ndërsa anëtarë janë Anne Mulder po nga e njëjta parti.
Kees Verhoeven nga partia Demokratët 66, Bram Van Ojik të Gjelbrit e Majtë, Frank Futselaar Partia Socialiste, Stieneke Van der Graaf Unioni Kristian, Mr Pieter Omtzigt partia Kristian Demokrate dhe Jeffrey Van Haaster
“Është bërë një propozim nga Komisioni Europian dhe për çeljen e negociatave dhe për këtë qeveria jonë e ka tashmë pozicionin e saj të shprehur dy javë më parë. Qeveria jonë është ekstremisht hezituese për hapjen e negociatave me Shqipërinë këtë moment. Prandaj ne si parlament vendosëm të organizojmë këtë mision faktmbledhës me anëtarë të 7 partive të ndryshme politike holandeze pra të gjitha partitë kryesore janë këtu. Më pas ne do te kemi një debat se si po shkon zbatimi 5 prioriteteve. Anëtarët e delegacionit kanë bërë shumë pyetje ndër me kryesoret ato që lidhen me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria jonë do ta thotë fjalën e fundit por përpara do të duhet të ketë aprovimin final nga parlamenti” – ka thënë deputeti Pieter Omtzigt nga partia Kristian Demokrate.
Në muajin Qershor pritet që shtetet anëtare të Bashkimit Europian të votojnë rekomandimin e Komisionit Evropian, nëse Shqipërisë do të hapen negociatat për anëtarësim.
a.ç