Nga Kol Nikollaj
Dhuna ndaj të moshuarve që mbanin pankartat e Enverit ditën e dëshmorëve nga të rinjtë e PD është e papranueshme.
Veprimi i tyre nuk i bën dëm askujt e për ironi të fatit, Lulzim Basha, falë votave të komunistëve të, Hysni Milloshi, pati fatin të “fitojë” zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në 2011.
Nëse ka qenë këshilla e Damës LSI-së dhunimi i 80- vjeçarëve, Lulzim Basha, rrezikon të humbasë edhe atë elektorat të djathtë që ka mbetur mbështetës fanatik i Partisë Demokratike.
Kjo forcë politikë ka pasur dhe ka në gjirin e saj intelektualë që e nderojnë atë, ndërsa ato çka ndodhën në “5 maj” i vënë një damkë turpi Lulzim Bashës.
PD sot duhet të kthehet në shpresë të këtij populli dhe jo shqiptarët të detyrohen gjithmonë të zgjedhin të keqen më të vogël në çdo zgjedhje
Mbajtja e portreteve të Enverit lëndon shumë njerëz e kjo është normale, un jam mirditor dhe i kam prekur nga afër krimet e atij regjimi madje edhe mbi të afërmit e mi, por kjo nuk e justifikon dhunën ndaj tyre.
Bijtë e komunistëve prej 28 vitesh janë katapultuar herë pas here në PD e shumë prej tyre kanë edhe sot pozicione drejtuese.
Mos të flasim për Lëvizjen e Skraparllinjve të inatosur që i drejton Dama Kryemadhi, që nuk kursejnë goditjet më çizme në parlament e jo me dhunën ndaj të moshuarve, pasi për ta tepsia dhe partia janë të shenjta. PD të zgjedhë mes skrapit te LSI-së ose demokratëve./Shqiptarja