Ajo shkoi si emigrante bashkë me familjen në Angli, në vitin 1999, por tashmë është integruar më së miri në shtetin ku jeton, ku dhe ka nisur karrierën si modele.
Por këtë të premte bukuroshja nga Kosova, Fatime Gashi u shpall fituesja e konkursit të bukurisë Miss Manchester.
Vajza 21-vjeçare e cila studion për mjekësi, mposhti të gjitha konkurrentet e tjera me bukurinë e saj.
“Manchester më ka dhënë shumë dhe këtë e ndjej sikur po ja kthej mbrapsht. Më duket si ëndërr”, tha Fatime pas kurorëzimit.
Ajo tregon se ishte shoqëria ajo që e nxiti të bëhej pjesë e konkursit.
Sa i takon sekretit të fitores, ajo shprehet se beson se e ka ndihmuar fakti që rri gjithë kohës duke qeshur.
/a.m.