Në qarkun e Durrësit u punësuan gjithsej 94 qytetarë, ku në qytetin e Durrësit u punësuan në një javë 61 qytetarë dhe në Krujë 33.
Në qarkun e Fierit është bërë e mundur punësimi i 71 personave. Në qytetin e Fierit u punësuan 36 qytetarë të papunë, në Lushnje rezultojnë 27 të punësuar ndërsa në Mallakastër 8 persona.
Në qarkun e Korçës u punësuan 70 persona. Në qytetin e Korçës u punësuam 50 të papunë, në Pogradec 16, ndërsa në Devoll e Kolonjë rezultojnë 4 të punësuar.
Në qarkun e Dibrës u punësuan gjithsej 32 persona nga të cilët në qytetin e Dibrës u punësuan 13 qytetarë, në Mat 11 dhe në Bulqizë 8 .
Në qarkun e Elbasanit u punësuan gjithsej 54 qytetarë. Në qytetin e Elbasanit u punësua gjithsej 33 qytetarë, në Gramsh 9, në Librazhd 7 të papunë gjetën një punë, ndërsa në Peqin 5 qytetarë.
Në qarkun e Gjirokastrës u punësuan gjithsej 16 persona na të cilët rezultojnë të jenë punësuar në Gjirokastër 7 qytetarë, në Përmet 8 dhe në Tepelenë 1 person.
Qarku i Kukësit numëron gjithsej 13 të punësuar nga ku 7 në qytetin e Kukësit, 4 në Tropojë dhe 2 në Has.
Qarku i Lezhës punësoi gjithsej 32 qytetarë në periudhën 27 prill-3 maj. Në Kurbin u punësuan 14 qytetarë, në Lezhë 6 dhe në Mirditë 12 persona.
Në qarkun e Shkodrës u punësuan 59 qytetarë nga të cilët në Malësinë e madhe 3 qytetarë, në Pukë 10 dhe në Shkodër 46 persona.
Në qarkun e Tiranës u punësuan gjithsej 122 persona nga të cilët 22 në Kavajë dhe 100 në Tiranë.
Ndërkohë 5 mijë vende të reja pune janë deklaruar nga 70 biznese në sektorë të ndryshëm privat gjatë panairit në Ditës Ndërkombëtare të Punës zhvilluar në Tiranë.
Ajo që binte në sy ishte interesi për gjetjen e një vendi pune nga të rinjtë e arsimuar në shkollat profesionale.
Këtë vit qeveria është duke financuar formimin profesional për ata që dalin nga ndihma ekonomike, apo ata që kanë nevojë për formim profesional me një pagesë që është më e lartë se mesatarja e ndihmës ekonomike.
a.ç