Nga Aurenc Bebja*, Francë
Largimi i familjes mbretërore shqiptare nga atdheu, si arsye e pushtimit fashist, ka ngjallur një interes të veçantë në shtypin francez të kohës. Gazetat Paris-soir (maj, 1939) dhe L’Intransigeant (korrik, 1939) kanë botuar fotografitë e rralla të Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldinë gjatë mbërritjes dhe largimit të tyre nga Stambolli.
Asnjë dokument nuk kishte ardhur që nga ngjarjet dramatike në Shqipëri. Mbretëresha Geraldinë, e cila sapo ishte bërë nënë, e sëmurë, u desht të linte me ngut mbretërinë e saj. Mbreti Zog shkoi pranë saj. Sot, ajo është shëruar plotësisht. Së bashku, ata gjenden në vendin e ri të mërgimit të tyre : Stamboll.
Djali i mbretëreshës Geraldinë, ende në gjumë, i bartur nga infermierja e tij, arrin në tokën turke. Disa momente më vonë, gruaja e re e mban ende nën kujdesin e saj të vëmendshëm.
Mbreti Zog i Shqipërisë dhe Mbretëresha Geraldinë vazhdojnë, gjatë mërgatës së tyre, rrugën drejt Anglisë dhe Francës. Ata po priten në kështjellën e La Maye, në Versajë, ku dhe do të banojnë. Ne i shohim ata, këtu sipër, në Stamboll, duke u ngjitur në anijen « Bessarabia », për të shkuar në Konstancë, në Rumani. /ma.me